Kylian Mbappe ka të gjithë botën nën këmbët e tij. Sulmuesi 19 vjeçar i Paris Saint Germain ishte protagonisti absolut i Francës në ndeshjen me Argjentinën teksa e udhëhoqi këtë skuadrës drejt kualifikimit në çerekfinale të Botërorit të Rusisë.
Mbappe shënoi 2 gola në këtë ndeshje duke u bërë lojtari i dytë më i ri që shënon dygolësh në një botëror pas legjendarit Pele me këtë të fundit që nuk ngurroi të urojë talentin francez.
‘Urime Kylian. duke shënuar 2 gola në një ndeshje botërori në një moshë kaq të re u bëre pjesë e një shoqërie shumë të mirë! Pac far në ndeshjet e tjera, përveç asaj me Brazilin-shkruante Pele në rrjetin social Twitter’
Por jo vetëm kaq, Mbappe shënoi edhe një statistikë tjetër kurioze në sfidën me Argjentinën.
Në aksionin ku ai fitoi 11 metërshin e kthyer në gol nga Griezmann, sulmuesi 19 vjeçar arriti shpejtësinë 38 km/h që është më e lartë se ajo e regjistruar nga Usain Bolt në 2009 kur theu rekordin botëror në garën e 100 m.
Top Channel