Një shenjë për Fishtën; Asnjë gjurmë në banesën ku lindi, por vetëm një shënim

01/07/2018 13:06

Nuk ka asnjë gjurmë në banesën ku lindi poeti Gjergj Fishta, por vetëm një shënim. Debati vijon prej kohesh pasi ka zëra që kanë propozuar edhe shtëpine ku u shpërngul familja e poetit, ndërsa ne debat janë përfshire edhe françeskanët.

Më 23 tetor 1871 aty ekzistonte një banesë, në të cilën ku lindi i madhi At Gjergj Fishta, por sot nuk ekziston asgjë, as rrënojat e banesës, e cila u prish totalisht me 1967-ën, pasi kishin funksionuar për pak kohë si stalla të kooperativës.

Ka mbetur vetëm një shënim i vendosur ku shkruhet: Këtu u lind Gjergj Fishta, poeti kombëtar dhe frati i madh!

Diskutimi është i hapur duhet këtu ku lindi apo atje ku u shpërngul familja e tij. Tashmë është futur në lojë edhe një tjetër vend, Kolegji i Françeskanëve.

Ministrja Kumbaro gjatë vizitës së fundit në Lezhë tha se është një banesë që Fishta nuk ka jetuar, fjetur. Banoi apo s’banoi këtë e sqarojnë historianët.

Top Channel