Edhe pse është zhvilluar një garë e ashpër, Marc Marquez ka arritur të fitojë në Assen.

Spanjolli i Hondas arriti të krijonte një shkëputje vendimtare 4 xhiro nga fundi pas një beteje të ashpër mes 8 pilotëve. Në podium bashkë me liderin e Botërorit të Moto GP u ngjitën edhe bashkëkombësit e tij, Rins (Suzuki) dhe Vinales (Yamaha). Mëkat për Dovizioson dhe Rossin, që e mbyllën respektivisht në vendet 4 dhe 5.

Ishte një betejë fantastike, sigurisht me spektakolarja e vitit e ndoshta një prej më të pabesueshmeve në sezonet e fundit.

Marquez, Rossi, Lorenzo, Dovizioso, Rins, Vinales, Crutchlow dhe Zarco formuan një “tren” ferri, me parakalime në çdo kthesë, ndërsa klasifikimi ndryshonte pas çdo xhiroje. Asnjë prej pilotëve nuk arrinte të shkëputej, ndërsa më shumë rrezikuan Lorenzo dhe Rossi, kur Valentino preku nga pas pilotin e Ducatit me 200 km në orë.

Më këtë sukses, spanjolli shkëputet me 140 pikë në klasifikimin e përgjithshëm, ndërsa ndjekin nga pas Rossi dhe Vinales me 99 dhe 93 pikë.

Top Channel