Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.

REBELIMI I AMRABAT; MAROKU GJOBITET 65 MIJE EURO

“VAR është kot”, ishin këto fjalët e Amrabat për të cilat do të paguajë Federata marokene e futbollit që u gjobit nga FIFA me 65 mijë Euro. Ankesat e Amrabat u bënë pas ndeshjes mes Marokut dhe Spanjës.

MARADONA: PAME KRONIKEN E NJE VDEKJE TE PARALAJMERUAR

“Nuk ishim në gjykatë për një proces, por në kinema për të parë kronikën e një vdekje të paralajmëruar”, kjo ishte ajo që tha Maradona pas eliminimit të Argjentinës në Kupën e Botës nga Franca.

CAVANI: DO BEJ GJITHÇKA TE JEM NDAJ FRANCES

Uruguaji shpreson që të ketë Cavanin në fushë ndaj Francës. Vetë sulmuesi i PSG është shprehur pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen me Portugalinë duke theksuar se po bën gjithçka që të jetë në çerekfinale.

BOTERORI I MESSIT; VETEM 2 PASIME PER TE NE ZONE

Lionel Messi ka marrë vetëm 2 pasime në zonë gjatë gjithë botërorit. Është kjo shifra që tregon vështirësitë që pati 31-vjeçari gjatë aventurës ruse me Argjentinën

IRANI, MONTAZERI, BOTEROR I PAMUNDUR

Mbrojtësi iranian Montazeri humbi mundësinë të luaje në botëror. Shkaku janë emocionet që e mbërthyen kur do hynte në fushën e lojës duke e detyruar të shkojë në tualet. Në vendin e e tij u aktivizua Hosseini.

Top Channel