Lajmet shkurt nga Botërori, 01/07/2018 – Ora 11:00

01/07/2018 11:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.

BOTËRORI, SOT LUAJNË SPANJA E KROACIA
Sot luhen dy ndeshjet e radhës së 1/8 të finaleve. në orën 16:00 do jetë përballja Spanje-Rusi, ndërsa në 20:00 do te luhet Kroaci-Danimarke

KYLIAN MBAPPE BARAZON REKORDIN E PELE
Me golat e shënuar ndaj Argjentinës, Kylian Mbappe u bë futbollisti i dytë më i ri në historinë e Botërorëve, pas legjendës Pele që shënon dygolësh në eveniment të tillë

ARGJENTINA, MASCHERANO TËRHIQET NGA KOMBËTARJA
javier Mascherano mbyll karrierën e tij me përfaqësuesen argjentinase. 34 vjecari zyrtarizoi tërheqjen e tij nga kombëtarja Albiceleste pas ndeshjes me Francën në Botërorin e Rusisë

17 NDESHJE NE BOTEROR S.RAMOS BARAZON CASILLASIN
Sergio Ramos luan sot ndaj Rusisë ndeshjen e tij të 17 në botërorë me fanelën e Spanjës dhe barazon Iker Casillasin. në të njëjtën kohë kjo do të jetë ndeshja e 155 e tij me La Rojan

RONALDO PER TE ARDHMEN: S’ESHTE MOMENTI PËR TË FOLUR
Cristiano Ronaldo vazhdon të ngrejë dyshime për të ardhmen e tij. Kapiteni i Portugalisë pas ndeshjes me Uruguajin deklaroi se nuk është momenti për të folur për këtë.

Top Channel