Federata ndërkombëtare e Futbollit merr masa ndaj atyre të Serbisë, Rusisë, Meksikës dhe Marokut.

Qeveria e Futbollit botëror ndëshkoi Rusinë me 10 mijë franga zvicerane dhe një paralajmërim për shfaqjen e një pankarte diskriminuese në ndeshjen me Uruguain.

Serbia u dënua me 20 mijë franga,, ndërkohë që mori paralajmërim për shfaqjen e një pankarte me karakter politik gjatë sfidës që skuadra ballkanase zhvilloi ndaj Brazilit.

Federata Meksikane u gjobit me 15 mijë franga zvicerane, por mori edhe një paralajmërim nga FIFA për problemet e shkaktuara nga tifozët e saj që hodhën objekte në fushë kundër Suedisë.

Ajo që mori gjobën më të lartë nga Komisioni i Disiplinës së FIFA ishte Federata Marokene e Futbollit me 65 mijë Franga zvicerane për disa incidente që ndodhën mes Marokut dhe Spanjës ku u panë 6 nga anëtarë të e stafit teknik të hynin me forcë në fushën e lojës, ndërkohë që 13 funksionarë tjerë ishin në zonën teknike, ndërkohë që me rregull numri maksimal i lejuar është 11.

Ndërkaq edhe tifozët shkaktuan probleme duke hedhur objekte në fushën e lojës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA