“Botërori i autogolave”! Spanja ndëshkon Rusinë
01/07/2018 16:18
I kanë mjaftuar vetëm 12 minuta kombëtares së Spanjës për të shënuar golin e parë në takimin ndaj vendasve të Rusisë.
Vendasit nuk mundën t’i bëjnë ballë presionit të Spanjës dhe në një krosim, mbrojtësi Ignashevich e dërgon topin në portën e tij pas një dyluftimi me mbrojtësin Sergio Ramos.
Deri në këtë fazë të botërorit, ky është autogoli i 10 i shënuar në këtë kompeticion.
Top Channel