Muaji qershor u karakterizua nga reshje të shumta, erëra të forta, por edhe ulje të ndjeshme të temperaturave. Një gjë e tillë ka ndikuar negativisht për bizneset e zonës së Shëngjinit, të cilët ishin përgatitur për t’iu ofruar turistëve dhe vizitorëve një ambient të denjë në plazhin e Shëngjinit.

Pronarët e bizneseve thonë se shitjet kanë rënë mbi 80%. “Edhe ata turistë që ishin u larguan”, thonë ata.

“Ky muaj ka qenë tepër i lodhshëm nga moti. Shpresojmë që të mos vazhdojë më tani e tutje me këtë situatë”, thotë një përfaqësues biznesi.

“Nga biznesi im janë larguar 80 për qind e klientelës, edhe prenotimet që ishin u larguan prej motit”, thotë një tjetër.

Turizmi duket se penalizohet edhe nga dy faktorë të tjerë, mungesa e punonjësve profesionistë dhe ofertat e munguara të guidave turistike.

“Fuqia punëtore është problem, ka qenë edhe më parë. Arsyeja është se nuk kemi njerëz të kualifikuar, ose janë shumë pak”, thotë përfaqësuesi i biznesit.

E megjithatë, ka disa pushues që kanë vendosur ta shfrytëzojnë plazhin, pavarësisht reshjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA