Moti i keq ka shoqëruar gjithë qershorin, kjo bërë ka që pushuesit vendas t’i largohen plazheve dhe të shtyjnë pushimet e parashikuara, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur me turistët e huaj.
Agjencitë turistike thonë se ka rritje të numrit të vizitorëve të huaj që vijnë për pushime në vendin tonë. Organizimi përmes prenotimeve, vënia në funksion e linjave me Charter, dhe futja e Shqipërisë së destinacionet turistike po jep ndikimet e veta.
Korriku do të hyje me këmbë të mbarë, nga e diela rikthehet dielli dhe temperaturat e larta, një lajm i mirë ky pushuesit dhe turistët, pasi agjencitë nga ana e tyre i kanë prenotimet me rritje pavarësisht se si do të jetë moti.
Për herë të parë këtë vit agjensitë kanë programuar një sezon turistik veror që i kalon 45 ditë, për vizitorët e huaj.
Zgjedhja vendit tonë për të kaluar pushimet nga turistet e huaj është një zhvillim i rëndësishëm për ekonominë, megjithatë në shtator do të dalë dhe bilanci i plotë se sa pozitiv ka qenë sezoni i veror në Shqipëri.
Top Channel