Shi në plazh; Pushuesit në Vlorë nuk i largohen detit
29/06/2018 15:09
Disa pushues nga Kosova vazhdojnë të qetë programin e tyre të pushimeve në buzë të detit në Orikum.
Ndodh që turistët shpesh nga vende me të ftohta se Shqipëria dhe veçanërisht rusët nuk lëvizin nga çadrat edhe kur bie shi.
Temperaturat e ulëta të qershorit nuk i pengojnë të zhyten në det.
Pronarët e hoteleve dhe apartamenteve për turistë në Orikum thonë se aktiviteti i tyre ka vazhduar pavarësish motit.
Këto ditë pushuesit gjejnë mënyra të tjera argëtimi duke bërë edhe turizëm kulturor në zonat historike të vlorës dhe aktivitete te ndryshme që të ofrojnë zonat e plazheve sidomos argëtime për fëmijët
Top Channel