Moti, kthjellime e vranësira kalimtare në të gjithë vendin
29/06/2018 09:20
Kthjellime e vranësira kalimtare dominojnë motin në të gjithë vendin deri pas mesditës kur vranësirat do të shtohen ne territor.
Vranësira më të zhvilluara do të ketë në zonat Veriore – Lindore duke i rrezikuar këto zona nga shira afat shkurtër, por mbrëmja dhe orët vijuese risjellin mot kryesisht të kthjellët në të gjithë vendin.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 30 km/h nga Veri – Perëndimi duke krijuar në det dallgëzime të ulëta.
Temperatura e ajrit rriten me 2°C në mëngjes dhe me rritje të theksuar gjatë mesditës kur pritet maksimumi 32°C.
Top Channel