Lajmet shkurt nga Botërori, 29/06/2018 – Ora 11:00

29/06/2018 11:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.

JANUZAJ, DEBUTIM ME GOL

Debutim ëndrrash për mesfushorin me origjinë shqiptare Adnan Januzaj. 23-vjeçari shënoi golin e vetëm në fitoren me Anglinë dhe u zgjodh lojtari më i mirë i takimit

FRANCA, ZHGËNJEJNË YJET

Franca edhe pse është kuotuar si pretendente deri më tani duket se yjet e saj kanë zhgënjyer, në vend të parë që nderon Grizman, që ka shënuar vetëm një gol dhe atë me penallti, në podiumin e zhgënjyesve janë Umtiti dhe Matuidi

 

SHESHEL SULMON SHQIPTARËT E ZVICRËS

Lideri i partisë socialiste serbe, Vojslav Sheshel, ka ofenduar sërish shqiptarët. Humbja e Serbisë ndaj Zvicrës e ka acaruar shumë liderin e majtë ku i ka quajtur Xhakën dhe Shaqirin idiotë, sipas GazetaBlic

 

RODRIGUEZ NË DYSHIM TE KOLUMBIA

Pas gjysmë ore lojë ndaj Senegalit, Kolumbia humbi lojtarin e saj kryesor, James Rodriguez. Kolumbia do të ndeshet në 1/8 e finaleve me Anglinë dhe mungesa e James do të ishte një goditja e rëndë për këtë skuadër.

Top Channel