F1, Hamilton “fluturon” edhe në Austri. Në krye të provave të dyta

29/06/2018 17:40

Lewis Hamilton vazhdon të “fluturojë”, e pas fitores së Çmimit të Madh të Francës merr komandën edhe në sesionin e dytë të provave të lira për Çmimin e Madh të Austrisë.

Piloti britanik i Mercedesit regjistroi kohën 1 minutë, 4 sekonda e 579 të mijëtat me gomat e buta, duke lënë pas krahëve edhe njëherë shokun e tij të skuadrës, Valtteri Bottas, me 176 të mijëtat më shumë.

Pas dy “shigjetave të argjendta” renditet Ferrari i Sebastian Vettel, me 236 të mijëtat më shumë, i cili nuk ndiqet nga shoku i skuadrës, por nga dy makinat Red Bull, respektivisht të Ricciardos dhe Verstappenit. Ferrari tjetër i Raikkonenit nuk shkon më shumë sesa koha e gjashtë më e mirë, të paktën për momentin.

FOTO GALERI
1/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA