U bë kohë që Teatri Kombëtar është në vëmendje të sferës publike në Shqipëri. Me dhjetëra artistë kanë protestuar përpara godinës thuajse çdo mbrëmje dhe kanë deklaruar se nuk do të pranonin tjetërsim të truallit të teatrit dhe se kërkonin rikonstruksion të tij, por jo një ndërtesë të re.

Kanë nisur edhe negociatat midis artistëve dhe Erion Veliaj, që ka organizuar disa dëgjesa me artistë, arkitektë e inxhinierë.

Por vetëm ditën e djeshme, Erion Veliaj dhe stafi i tij kanë publikuar disa foto dhe një deklaratë shtypi për atë që e kanë quajtur “Arritja e marrëveshjes”.

Sipas njoftimit për shtyp nga Bashkia e Tiranës, “pas një negociate mes kryetarit të Bashkisë dhe komunitetit të artistëve, të përfaqësuar nga regjisori Altin Basha, aktorët Alfred Trebicka dhe Arben Derhemi, u mundësua dakordësimi për të ndërtuar një godinë të re moderne të Teatrit Kombëtar, në tokën ku ndodhet sot.

Por çfarë po ndodh me të vërtetë? A janë tërhequr artistët nga kërkesa e tyre e parë dhe e panegociueshme; a është arritur vërtetë një marrëveshje apo bëhet fjalë vetëm për një takim?

I ftuar në Ëake Up në Top Channel mëngjesin e sotëm ishte regjisori Altin Basha.

“Ka një përpjekje qesharake për të dëmtuar imazhin tim në këtë rast nga të dyja palët. Dëhsiroj ta them sot dhe i ftoj të gjithë anëtarët e aleancës për teatrit, që prej nisjes së debatit, unë kam pasur ftesa të vazhdueshme për të qenë pjesë e debateve. Që nga tavolina e parë në tavolinën e dytë, aleanca për mbrojtjen e teatrit bëri një ndryshim radikal në qëndrim. Në takimin e parë ishin pro dialogut, më pas ndryshuan qëndrim”, u shpreh Altin Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA