Serbët, bluza me foto të Miloshevic e flamuj grekë në Gazimestan

28/06/2018 14:18

Qytetarët serbë janë mbledhur në Gazimenstan për festën e Vidovdanit.

Ajo që ka rënë në sy janë parullat nacionaliste, bluzat me foton e Miloshevic e flamujt grekë.

Ata janë mbledhur në Gazimestan, disa kilometra larg Prishtinës, ku në vitin 1389 kishte ndodhur beteja në mes serbëve dhe turqve.

Ndërkohë, më herët ishte Njësia Speciale e Kosovës, e cila u nis drejt Veriut të vendit, pasi Ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i është ndaluar të marrë pjesë në këtë festë.

Vidovdani lidhet me Betejën e Kosovës që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA