Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Policia ka vënë në pranga një 19-vjeçar në Elbasan, i cili dyshohet si autor i plagosjes me thikë të dy personave në këtë qytet mbrëmjen e së mërkurës.
Policia bën të ditur se personi i arrestuar është shtetasi Qemal Peqini ,19 vjeç, banues në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, në ambientet e jashtme të një lokali për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës thikë shtetasit A.Ç., 19 vjeç, dhe e S.T., 18 vjeç.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit dhe ndodhen nën kujdesen e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel