Një konflikt i armatosur është regjistruar në mesnatë në zonën e Kinostudios, në Tiranë. Përplasja dyshohet se ka nisur në një pikë bastesh dhe ka vijuar më pas në rrugë.

Tre persona kanë mbetur të plagosur nga shkëmbimi i zjarrit, ndërsa në vendngjarje janë gjetur mbi 10 gëzhoja plumbash.

Policia bën të ditur se të plagosurit janë shtetasit J. M., 24 vjeç, R. M., 36 vjeç dhe I. D., 28 vjeç, të cilët janë dërguar në spital, nga ku mësohet se njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe shoqëroi dëshmitarët, ndërsa po vijon puna për zbardhjen ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Top Channel