Maryland, 4 të vrarë e 20 të plagosur në redaksinë e një gazete

28/06/2018 21:28

Disa persona janë qëlluar për vdekje, e disa të tjerë janë plagosur gjatë një serie të shtënash masive të kësaj të enjteje, në selinë e gazetës “Capital Gazette” në Maryland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një gazetar i ndodhur në redaksi, Anthony Messenger, shkroi në “Twitter” në orën 14:43 duke njoftuar policinë për të shtëna në selinë e gazetës, e duke bërë apel për ndihmë.

Policia konfirmon deri tani 4 të vdekur dhe mbi 20 të tjerë të plagosur, shumë prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje shihet një prani e ndjeshme e forcave policore, të ndihmuar edhe nga mjete nga ajri, ndërsa pamjet e para që vijnë nga atje tregojnë njerëz që dalin nga godina me duart mbi kokë.

Raportime ende të pakonfirmuara theksojnë se i dyshuari është arrestuar tashmë dhe po merret në pyetje nga policia.

“Capital Gazette” zotërohet nga grupi mediatik “Baltimore Sun”, me pronarë më të mëdhenj “Tronc Inc.”. Policia është urdhëruar gjithashtu të kontrollojë dhe sigurojë edhe mjediset redaksionale të “Baltimore Sun”.

“Capital Gazette” është një e përditshme e shtypit të shkruar në qytetin Annapolis të Marylandit, ndërsa gazeta e saj simotër, “Maryland Gazette” është një prej më të vjetrave amerikane.

Phil Davis, një reporter i kësaj gazete ka konfirmuar të shtënat ndaj disa personave pa dallim. Mes viktimave të të shtënave masive është edhe John McNamara, pa përcaktuar nëse ka ndërruar jetë apo është i plagosur, i cili ka punuar më parë për këtë gazetë, ndërsa tashmë kishte detyrën e kryeredaktorit të një portali dhe një gazete tjetër.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA