Lajmet kryesore të ditës, 28/06/2018 – 16:00

28/06/2018 16:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

DEBATI NE KUVEND PËR HAPJEN E NEGOCIATAVE

Parlamenti u përfshi nga debate në lidhje me hapjen e negociatave. PD akuzon qeverinë për shtyrjen me 1 vit kohë dhe vendosjen e 13 kushteve, ndërkohë mazhoranca kritikon opozitën për lobim kundër interesave të vendit.

5 TË PLAGOSUR NË TIRANË DHE ELBASAN

Një konflikt i armatosur në mesnatë në zonën e Kinostudios, në Tiranë la të plagosur tre persona ndërkohë që edhe në Elbasan si pasojë e një sherri mbetën të plagosur dy të rinj.

ENERGJIA DIELLORE, QEVERIA GARANTON ÇMIMIN

Qeveria ke rritur kapacitet e ofruara për investitorët private për të ndërtuar impiantet te energjisë diellore. Çmimi i blerjes është i garantuar 100 për megavat, dhe kjo zgjat për 15 vitet e para.

GREQIA E PARALIZUAR NGA RESHJET

Athina u paralizua nga reshje te jashtëzakonshme shiu të cilat shkaktuan përmbytje në disa zona të kryeqytetit grek dhe emergjencat civile evakuuan dhjetëra banore.

RONALDO KUSHTON 88 % MË LIRË

Reali I Madridit do ulë klauzolën e Cristiano Ronaldos nga 1 miliard në 120 milion euro. Ky vendim është marrë për të lehtësuar shitjen.

 

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA