Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin, në një prononcim për mediat u shpreh se Shqipëria mori tre gjëra pozitive një ditë më parë pas vendimit të shteteve anëtare të BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë vitin e ardhshëm.

Vlahutin u shpreh se tashmë BE-në dhe Shqipërinë e pret një punë e madhe në vazhdim.

“Shqipëria mori tre gjëra pozitive, njohja e rekomandimit e të gjithë punës, e dyta kalendari, një datë e qartë dhe e treta Këshilli ka pranuar që Komisioni të nisë punën përgatitore me Shqipërinë. Është një punë mjaft e madhe përgatitore që do të kryhet nga ana e BE dhe Shqipërisë. Ky është kalendari dhe do të dëgjoni më shumë për këtë nga ambasadori i ardhshëm. Mos u shqetësoni, kur të kemi detajet do i ndajmë me ju. Ne jemi të lumtur, se na jep mundësi për të filluar lëvizjet më shpejt”, u shpreh Vlahutin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA