Kampionët e Botës në fuqi i dhanë fund këtë të mërkurë mbretërimit të tyre. Gjermania u mposht 2-0 nga Koreja e Jugut në minutat shtesë të lojës.

Një mungesë totale përqëndrimi në minutën e parë shtesë në mbrojtjen gjermane, kur koreano-jugorët përgatiteshin të gjuanin një goditje nga këndi, bëri që Toni Kroos të jepte një “asist” te sulmuesi kundërshtar që mposhti Neuerin. Jo vetëm kaq, por minuta e gjashtë shtesë vulosi makthin gjerman.

Edhe pse u duhej vetëm një gol për të siguruar kalimin në fazën e 1/8-ave të finaleve, kësaj here heroi Kroos kthehet në ndëshkuesin e kombëtares së “panzerave”.

Një humbje tronditëse, që në kombinim me fitoren 3-0 të Suedisë ndaj Meksikës, i bëri kampionët e shkurorëzuar të përgatisin valixhet për kthim në shtëpi, pasi do të jenë pikërisht nordikët dhe meksikanët, ata që do të vazhdojnë më tej me pretendimet e tyre. Me këtë dështim, plotësohet edhe profecia e të ashtuquajturit “mallkim i grupit F“.

Suedia, si e para në grup do të luajë me shumë gjasë me Zvicrën, ndërsa Brazili do të presë Meksikën, gjithnjë nëse helvetët dhe brazilianët do të sigurojnë kualifikimin.

FOTO GALERI
20/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA