Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë.
AMBASADA AMERIKANE PËRSHËNDETI VENDIMIN E BE
Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar për hapjen e negociatave vitin e ardhshëm dhe vlerëson ecurinë e reformave të bëra deri më tani, e inkurajon ecjen e mëtejshme të luftës ndaj krimit.
RAMA: NUK PRANOJMË REFUGJATË
Në një intervistë për gjermanen “Bild” kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria nuk pranon refugjatë dhe hapja e kampeve të tilla do ishte zgjidhje e rrezikshme.
17 SHTETE KUNDËR TRUMP
Shtatëmbëdhjetë shtete amerikane e kanë hedhur në gjyq administratën Trump mbi politikën e ndarjes së familjeve migrante, të konsideruar prej tyre si mizore dhe të paligjshme.
SHBA VENDI I 10-TË MË I RREZIKSHËM NË BOTË PËR GRATË
Një sondazh i Fondacionit Thomson Reuters prej rreth 550 ekspertësh në çështjet e grave anembanë globit etiketon Indinë si vendin më të rrezikshëm në lidhje me rrezikun e dhunës seksuale, si dhe ngacmimit seksual. ShBA renditet i 10-ti.
MESSI FITOREN IA DEDIKON ZOTIT
Lionel Messi është personazhi që ka pushtuar mediat për momentin që pas kualifikimit për fazën tjetër të botërorit. “E dija që Zoti është me ne dhe nuk do të na nxirrte jashtë këtij Botërori” u tha ai mediave.
Top Channel