Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë plagosjen e dy drejtuesve të mjeteve është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit, në rrugën që të çon për në autostradë.

Dy mjete, një Audi dhe një BMW, të drejtuar përkatësisht nga shtetasit H.L. 25 vjeç dhe R.B. 23 vjeç, kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në kanalin anësor.

Që të dy të rinjtë janë dërguar menjëherë në spitalin, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur ndërkohë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të rinjtë të kenë qenë duke bërë garë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA