Hapja e negociatave, Hahn: I lumtur që Këshilli i BE sheh më në fund dritë

27/06/2018 08:30

Në një mesazh në “Twitter”, Komisioneri europian për Zgjerimin, Johannes Hahn shpreh kënaqësinë që Këshilli Europian sheh më në fund dritë mbi konkluzionet e zgjerimit, veçanërisht mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pas një debati të gjatë.

“I lumtur që Këshilli i BE sheh një dritë për konkluzionet e zgjerimit për Shqipërinë dhe të ardhmen e Maqedonisë veriore, pas një debati të gjatë. Çështja e hapjes së negociatave është e qartë në qershor 2019. Sinjal kyç për rajonin është progresi i kërkuar dhe vendimtare për besueshmërinë e BE-së”, shkruan Hahn.

Perspektiva e qartë drejt së ardhmes europiane është dhe mbetet një prej prioriteteve të presidencës bullgare të BE-së. Ndërkohë në dhjetor do të mblidhet konferenca e parë ndërqeveritare që shënon hapat e parë për përgatitjen e çeljes së negociatave.

Shtetet anëtare të BE-së kanë përcaktuar tashmë udhërrëfyesin drejt hapjes së negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë në qershor të vitit 2019, gjatë takimit të sotëm të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, që merret me përgatitjet e takimeve të Këshillit Europian.

Për Shqipërinë theksohet se nevojitet më shumë progres me Reformën në Drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa për Maqedoninë kërkohet progres në reformat kyçe, rezultate në luftën kundër korrupsionit, sikurse edhe ruajtja e thellimi i këtij momenti kyç të reformave aktuale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA