Botërori që bashkoi fëmijët e të gjithë botës

27/06/2018 18:39

Ka zgjatur 10 ditë aventura ruse e më shumë se 1500 fëmijëve nga e gjithë bota. Projekti “Fubtoll për miqësi” i mblodhi bashkë në Moskë, ku përveç garës sportive ata zhvilluan edhe forume, njohën njëri-tjetrin e përcollën mesazhe miqësie për të gjithë globin.

Në mbyllje të turit të tyre në Rusi ata vizituan vende të ndryshme dhe atraksione turistike, siç ishte edhe akuariumi i famshëm Moskvarium. Aty u zhvillua edhe takimi i fundit që përmbylli të gjashtin vit të programit social “Futboll për miqësi” i cili organizohet nga kompania Gazprom, partnere me FIFA dhe UEFA.

Forumi u përshëndet nga Olga Golodets, e cila në mesazhin që lexoi në emër të Presidentit rus Vladimir Putin tha se arritja më e madhe e këtij projketi është se vërtetë këta fëmijë bëhen miq me njëri-tjetrin.

Ndërkohë, kryetari i bordit të drejtorëve të Gazprom, Viktor Zubkov tha se futbolli është sporti më popullor në botë dhe ky projekt bashkon njerëz mbi vlerat që përçojnë në të gjithë planetin, pa pasur rëndësi vendi ku jetojnë apo gjuha që flasin.

Iker Casillas ishte sportisti që këtë vit përshëndeti fëmijët e “Futboll për miqësi”. Ai tha se është i lumtur që shikon kaq shumë fytyra të lumtura nga e gjithë bota. Casillas u shpreh se futbolli është një platformë e jashtëzakonshme për të sjellë ndryshime sociale e për ta bërë botën më të hapur e më tolerante.

Këtë vit, për herë të parë ishin të përfaqësuara Shqipëria dhe Kosova me nga dy fëmijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA