Një punonjës policie është vënë në pranga nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pasi akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Bëhet e ditur se në pranga është vënë Idajet Sina, me detyrë Ndihmës Specialist për Policimin në Komunitet (SPZ) në Stacionin e Policisë, Belsh, në Komisariatin e Policisë Cërrik.

Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka favorizuar banorë të zonës që ai mbulon në cilësinë e Ndihmës Specialistit për Policimin në Komunitetit të kryejnë ndërtime të paligjshme.

Për punonjësin e policisë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Në kuadër të hetimit u morën të pandehur shtetasit S.K, D.K, Th.Ç dhe Z.K., banorë të Njësisë Administrative Seferan e Belshit, zonë e cila mbulohej nga Inspektori Sina. Të katërt shtetasit akuzohen për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA