Komisioni dhe Parlamenti Europian duken qartësisht të vendosur që Shqipërisë dhe Maqedonisë t’i hapen negociatat e anëtarësimit.

Lëvizja më e fundit është e një grupi eurodeputetësh në krye të të cilëve janë ata që kanë prej vitesh lidhej direkte raportimi për Shqipërinë si Tanja Fajon, Knut Flecknestein, Eduard Kukan dhe Monica Macovei. Tek kreu i Këshillit Europian Donald Tusk ka mbërritur një letër e hapur drejtuar krerëve të shteteve dhe qeverive të Bashkimit Europian.

Duke qenë eurodeputetë që kanë lidhje me përgjigjen për vendet e Ballkanit Perëndimor, ata theksojnë se zgjedhja për një jetë në paqe dhe prosperitet, udhëhequr nga shteti ligjor nga institucione efektive demokratike, bashkon qytetarët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Bosnje Hercegovina Kosova, Mali i Zi dhe Serbia e Maqedonia e Veriut, siç shkruajnë në letër eurodeputetët.

“Koha është pjekur për një vendim të guximshëm që vërtet hap rrugën drejt një integrimi të suksesshëm të 6 vendeve dhe 18 milionë banorëve që jetojnë në Ballkanin Perëndimor”.

Eurodeputetët u bëjnë thirrje liderëve të shteteve që të përfaqësojnë atë që e konsiderojnë si një mundësi që jepet një herë në jetë.

Ata theksojnë se popujt e Ballkanit kanë nevojë për një shenjë të qartë që BE mbështet përpjekjet e tyre për ndërtimin e shtetit modern me institucione të pavarura, ekonomi të zhvilluar dhe shoqëri solidare. Ata nënvizojnë rrezikun e ndikimit mbi Ballkanin Perëndimor të rajoneve të tjera dhe diçka që sipas tyre nuk duhet të ndodhë.

“Ne nxisim liderët europianë të demonstrojnë angazhimin e tyre të qartë për perspektivën e gjithë rajonit, duke u dakordësuar për hapjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën në Këshillin Europian më 28 dhe 29 qershor, të hapen kapituj të rinj në negociatat në vazhdim me Malin e Zi dhe Serbinë. Të zbatohet liberalizimi i vizave me Kosovën. Duhet të njihen edhe përpjekjet për reforma në Bosnje Hercegovinë në varësi të zgjedhjeve të përgjithshme të 7 tetorit. Bashkimi Europioan duhet të jetë një partner i besueshëm sepse kushtet janë përmbushur, siç Komisioni dhe Parlamenti Europian kanë vlerësuar”.

Firmëtarët e kësaj letre të haur theksojnë se Europa nuk dihet t’i zhgënjejë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA