Nga njëra anë një Francë me shumë ndryshime dhe forca të freskëta në fushë, e nga ana tjetër një Danimarkë me laps në duar në kërkim të shmangies së humbjes përballë “gjelave”.

Ndoshta mund të konsiderohet si ndeshja më e papëlqyer e këtij Botërori, jo për shkak të emrave që zbritën në fushë, por për atë që dhanë në barazimin 0-0 të shoqëruar nga vërshëllimat e pafundme të tifozëve të pranishëm në shkallët e stadiumit “Luzhniki” të Moskës, ku sigurisht kishin paguar për të parë spektakël, por vetëm të tillë nuk panë.

Një barazim pa gola që u vjen për shtat të dyja skuadrave. Francës, që siguron vendin e parë në grupin C me 7 pikë, e Danimarkës me 5 pikë që pret biletën e dytë për në 1/8-at e finaleve, duke bërë që Peruja dhe Australia të marrin valixhet për t’u kthyer në vendet e tyre respektive.

Në fazën me eliminim të drejtpërdrejtë, Franca do të ndeshet me njërën prej Argjentinës, Nigerisë apo Islandës, ndërsa Danimarka do të luajë ndaj Kroacisë.

FOTO GALERI
10/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA