Fermerët e Korçës zgjedhin bimët medicinale kundrejt kulturave tradicionale

26/06/2018 20:00

Rajoni juglindor është duke u orientuar gjithnjë e më tepër drejt kultivimit të bimëve medicinale, ndërkohë që sa vjen e reduktohet sipërfaqja e kultivuar me prodhime tradicionale.

Fermerët e fushës së Korçës tregojnë se tregu më i sigurtë, por edhe fitimet më të mëdha ndërkohë që kostot më të ulëta i bëjnë ata të zgjedhin këto kultura, duke braktisur dhe duke lënë mënjanë prodhime si gruri, qepa, patatja, apo edhe të lashtat.

Një kilogram lulekuqe e tharë shkon nga 1.700 deri në 1.800 lekë, ndërsa lule ciani shitet 800 lekë për kg.

Këtë vit, në rajonin juglindor përllogariten rreth 236 hektarë të mbjella me bimë të ndryshme, ndërsa vitin e kaluar kjo sipërfaqe ka qenë 196 hektarë.

Një prej faktorëve kryesorë që kanë ndikuar është tregu i sigurtë për këtë prodhim, rreziku më i vogël i dëmtimit nga faktorët atmosferikë, e kosto më e ulët në mbjellje dhe kujdes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA