Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Policia në Elbasan ka vënë në pranga një 58-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet turke.
I arrestuari është shtetasi Agron Metaj, 58 vjeç, banues në lagjen “Haxhias”, Elbasan, i cili rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankara- Turqi. Metaj rezulton i dënuar me 7 vjet e 6 muaj burg për veprën penale, të “Trafikimit të lëndëve narkotike”.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë me qëllim transferimi për vuajtjen e dënimit, ku i ka mbetur për të vuajtur dhe 5 vjet e 4 muaj burg.
Sakaq në Prokurorinë e Elbasanit, nga autoritetet gjyqësore turke, ka ardhur letër-porosi me qëllim kapjen dhe transferimin e ekzekutimit të dënimit ndaj 58-vjeçarit.
Top Channel