Top Talent, së shpejti në Top Channel

25/06/2018 19:21

Promovimi i prezantuesve dhe gazetarëve të talentuar është qëllimi i Top Talent, një “talent show” që do të nisë së shpejti në Top Channel.

Fituesi do të mund të realizojë ëndrrën e tij duke siguruar një kontratë pune në televizionin më të madh në vend.

Top Talent do të transmetohet përgjatë muajve Korrik dhe Gusht.

Në konkurrimin e parë aplikantët do të jenë përpara një jurie profesioniste, ndërsa në fazën e dytë gjysmëfinale, aplikantët e kualifikuar do të trajnohen nga një staf profesionist në Top Channel.

Në këtë fazë do të konkurrojnë me materiale të përcaktuara nga juria. Konkurrentët që do të kualifikojë juria për në mbrëmjen finale do të kenë mundësinë të jenë fitues dhe të sigurojnë një kontratë pune në Top Channel.

Jo vetëm juria, por dhe publiku do të mund të përzgjedhë njërin prej konkurrentëve për kategorinë prezantues nëpërmjet televotimit të natës finale.

Top Channel