Ta quajmë dramatike, është pak! Nata e kësaj të hëne në Kupën e Botës në Rusi dhuroi emocione të jashtëzakonshme dhe të kualifikuarat, pavarësisht se mund të konsideroheshin si të vendosura, u desh të derdhnin gjak deri në minutat shtesë, që nuk ishin të pakta.

Spanja kaloi nga ferri në gëzim, edhe pse s’mund të quhet parajsë me kuptimin e plotë të fjalës. “La Roja” e pa veten në disavantazh shumë shpejt, kur Maroku shënoi në minutën e 14 me anë të Boutaib, por Isco do të gjente rrugën e golit për t’i drejtuar ekipet në dhomat e zhveshjes me rezultat të barabartë.

Në pjesën e dytë, atëherë kur të gjithë prisnin golin e spanjollëve, do të ishin sërish marokenët që do të shënonin, vetëm 9 minuta nga fundi i kohës së rregullt, me anë të En Nesyri.

Do të duhej vetëm ndërhyrja e VAR-it, që spanjollëve t’u regjistrohej si i vlefshëm një gol i Iago Aspas në minutën e 3-të shtesë, duke i dhënë kështu mundësinë “La Roja”-s të kualifikohen si të parat në grupin B, duke gjetur përballë në 1/8-at e finave ekipin e Rusisë.

Një kualifikim që u vendos me drithërimash, pasi edhe në ndeshjen tjetër, Portugalia nuk shkoi më shumë sesa barazimi 1-1 ndaj Iranit, duke mbetur në vendin e dytë.

FOTO GALERI
6/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA