Lajmet kryesore të ditës, 25/06/2018 – Ora 20:00

25/06/2018 20:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

XHAKA DHE SHAQIRI NUK DËNOHEN PËR SHQIPONJËN

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka nuk do të dënohen për festimin e tyre duke bërë me duar shenjën e shqiponjës në ndeshjen ndaj Serbisë. FIFA nuk dënoi as kapitenin e Zvicrës, Stephan Lichsteiner, për të njëjtin akt.

BIBLIOTEKA KOMBËTARE MBYLLET NGA 25-30 QERSHOR

Biblioteka Kombëtare shpalli emergjencën dhe mbylli dyert, pasi nga përmbytja e para dy ditëve janë dëmtuar 12 mijë libra.

NDOTJA NË TIRANË DHE MASHTRIMI ME AUTOMJETET

Ajri në Tiranë ndotet kryesisht për shkak të automjeteve. 30 mijë të tilla nuk e kryejnë fare kontrollin teknik, ndërsa shumë të tjera mashtrojnë duke përdorur katalizatorë të marrë me qira.

TURQIA HYN NË ERËN E RE TË QEVERISJES

Njeriu që e ka dominuar politikën turke për më shumë se një dekadë, Rexhep Tajip Erdogan, fitoi zgjedhjet një ditë më parë dhe tani pritet ta çojë vendin drejt një lloji të ri qeverisjeje.

URUGUAJI ME 3 FITORE. EGJIPTI ASNJË

Uruaguaji mori fitoren e tretë në po kaq ndeshje duke iu imponuar Rusisë me rezultatin 3-0. Ndërsa Egjipti humbi 2-1 ndaj Arabisë Saudite, duke dështuar për të marrë fitoren e parë në Botëror.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA