Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:
BASHA: BALLA, MARRËVESHJE PËR FUTJEN E PARAVE
Lulzim Basha i përforcoi akuzat eurot e gjetura në dy makina Toyota dhe tha se policia ka vepruar nga presioni i një partneri ndërkombëtar por rasti është dekonspiruar. Reagoi Taulant Balla duke e cilësuar Bashën të pabesuaeshëm.
GREQIA KËRKON VOTIMIN PRO SHQIPËRISË
Greqia u bën thirrjeve vendeve që kundërshtojnë fillimin e negociatave me Shqipërinë që të votojnë pro. Nikos Kotzias tha se problemet zgjidhen më shpejt duke u bërë pjesë e BE.
BANKA BLEN SËRISH EURO POR VLERA E SAJ BIE SËRISH
Banka e Shqipërisë ka blerë sërish euro për të mos lejuar dobësimin e monedhës evropiane, e cila pavarësisht këtij hapi sot u këmbye me 125.9 lekë.
MEKSIKË, ARRESTOHEN GJITHË POLICËT
Në Meksikë u arrestuan të gjithë efektivët e policisë së qytetit Ocampo pas vrasjes së kandidatit për kryetar bashkie, Fernando Ángeles Juárez, Më shumë se 100 politikanë janë vrarë në Meksikë përpara zgjedhjeve të 1 korrikut.
SALAH LË EGJIPTIN?
Mohamed Salah dëshiron të largohet nga kombëtarja egjiptiane pas botërorit dhe shkak nuk është sporti, por problemet politike të lindura pas një fotoje të tij me liderin çeçen Ramzan Kadyrov.
Top Channel