Inaugurohet busti i Eqerem Çabej, Rama: Lartmadhëria e shkencave albanologjike

25/06/2018 11:25

Kryeministri Edi Rama ka inauguruar bustin e gjuhëtarit Eqerem Çabejt. Ai ngriti lart figurën e Çabej, duke vlerësuar rolin dhe kontributin që ai ka dhënë për gjuhën shqipe.

Kryeministri Edi Rama inauguroi këtë të hënë bustin e gjuhëtarit Eqerem Çabej, vendosur në hyrje të pedonales, përpara oborrit të Akademisë së Shkencave. Ai ngriti lart figurën e gjuhëtarit, duke vlerësuar rolin dhe kontributin që ai ka dhënë për Gjuhen Shqipe.

“Të flasësh shqip për të nderuar një njeri aq të bukur sa Eqerem Çabej, përkushtimi dhe kontributi i së cilit për Gjuhen Shqipe, e ktheu përjetesisht në Lartmadhërinë e shkencave albanologjike, është një sfide me veten”, u shpreh Edi Rama, kryeministër.

Busti është vepër e skulptorit Hektor Dule. “Ky bust është bërë në një kohë relativisht të gjate, është bërë disa herë derisa arrita në një rezultat që në sy te pare duket sikur është bërë brenda javës. Këtu është Çabej, mendimi i Çabejt me shume se sa portreti i tij”, tha ai.

Rama gjeti rastin të ftonte publikisht vajzën e albanalogut, që në 85-vjetorin e një thesari kombëtar siç është teza e doktoraturës së Eqerem Çabejt, mbrojtur në Universitetin e Vjenës, të botojë këtë material të çmuar, me temë “Studime italo-shqiptare”, dedikuar arbëreshëve të Sicilisë.

“Unë besoj që Brikena do ta marrë seriozisht botimin dhe rikthimin në jetë të këtij studimi historik, që padyshim do te stimulojë edhe një debat cilësor”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA