AKU hesht për helmin. Dy javë nga denoncimi për methomyl, asnjë rezultat i njoftuar

25/06/2018 20:08

Ka më shumë se dy javë që Top Channel ka denoncuar përdorimin e pesticideve të rrezikshme në Shqipëri dhe AKU ende nuk ka lajmëruar për kapjen e shkelësve të ligjit. Pak ditë më parë u pyet drejtoresha e AKU në Tiranë, Suzana Rrushi.

“Deri tani nuk është konstatuar asnjë produkt nga këta që kanë dalë nëpër media. Në inspektim nuk kemi gjetur gjë. Ne marrim masa kur verifikohen nga ana jonë, jo nga media”, deklaroi Suzana Rrushi.

Ndërsa jo zyrtarisht, drejtuesit e AKU-së thonë se ligji është zbatuar, por asnjë përgjigjie nuk është dhënë se sa dhe ku janë kapur pesticidet e rrezikshme.

Ismet Beci, specialist i Mbrojtjes së Bimëve pranë Ministrisë së Bujqësisë, thotë: “Kjo sasi që keni gjetur në pikat e shitjes, për aq kohë sa nuk është e regjistruar, konsiderohet kontrabandë”.

Ministri Peleshi preferoi të jepte vetëm një instervistë në ERTV për çështjen e methomily-t, por në asnjë rast nuk janë njoftuar masat e marra për kapjen e pesticidit kontrabandë. Asnjë heqje licence apo padi nuk është lajmëruar.

Përkundër interesimit tonë për të pyetur se çfarë po ndodh, reagimi nuk është aspak institucional. Kur njerëzit janë të shqetësuar për sigurinë e tyre ushqimore, pyetja është: përse hesht Miistria e Bujqësisë dhe AKU?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA