Disa lëkundje sizmike të fuqishme kanë tronditur Greqinë prej mëngjesit të së hënës.
Tërmeti i parë është regjistruar në 08:14 minuta në Pilo të Peloponezit me magnitudë 5.3 shkalla Rihter dhe ka zgajtur disa sekonda sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës.
Epiqendra e tij është regjistruar në zonën detare të ishullit Pilo në një thellësi prej 10 km. Tërmeti nuk ka shkaktuar dëme në njerëz dhe materiale. Rreth tre orë më vonë tre lëkundje të njëpasnjëshme kanë shqetësuar banorët e Selanikut.
Tërmeti i parë ishte dhe më i fuqishëm me magnitudë 4.2 shkalla Rihter, i dyti 3.7 shkalla Rihter, ndërsa i treti 2.8.
Epiqendrat e të tre lëkundjeve kanë qenë pranë liqenit Volvi, në veri të Selanikut, një zonë që ka prodhuar 40 vjet më parë, në 20 qershor të 1978 një lëkundje tërmeti 6.5 shkalla Rihter duke ka shkaktuar vdekjen e 42 personave në qytetin verior të Greqisë.
Top Channel