Thoma Berberi është një nga pionerët e marinës nënujore në vendin tone. Jetën dhe profesionin e ka të lidhur me detin.

Ai tregon se rastësisht zbuloi se me anë te një VKM-je, që nga vera e vitit 2014 Durrësi është përjashtuar nga zonat e autorizuara për zhytje.

“Dy gazetarë, miq të mi italianë, donin të vinin në Durrës që të bënin foto nën ujë dhe më kërkuan që për të shmangur vonesat të merrnin lejet përkatëse në kohë. Te Policia Kufitare më thanë që është e ndaluar çdo zhytje, qoftë zhytës shqiptar apo i huaj”, tregon Berberi.

Përjashtimin e zonës detare të Durrësit nga aktivitetet e zhytjes e quan gabim, për të cilin thotë se nuk gjen arsye: “Është absurditet. Vitet e fundit qenkemi zhytur pa leje, kundër ligjit. Me siguri që do të jetë bërë një gabim, pasi nuk është e mundur. Askush nuk mund të të privojë nga kjo e drejtë”.

Por, pavarësisht se është e ndaluar, zhytësit e kanë vijuar aktivitetin e tyre normalisht, pasi thonë se pasioni për detin është më i fortë se ligji.

Me një florë e faunë mjaft të pasur, shkëmbinj nënujorë, por dhe rrënoja nga fortifikimet e dikurshme, Durrësi ofron një botë nënujore mjaft të pasur, që gjithnjë ka joshur vendasit dhe pushuesit e shumtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA