Tragjedia “Pirro”; Vihet në skenë pjesa e shkruar në 1934-ën

23/06/2018 15:34

Tragjedia “Pirro” një vepër “e burgosur” shqiptare e shkruar ne vitin 1934 prej Het’hem Haxhiademit solli premierën e saj ne teatrin e Gjirokastrës.

Tragjedia në vargjet e para ne llojin e vet ishte plotësish e harruar pas burgosjes prej regjimit komunist te autorit dhe me pas vdekjes se tij në burgun e Burrelit. E gjithë tragjedia erdhi ne vargje duke i qëndruar besnike versionit origjinal.

Regjisori Ilir Lluri e quan veprën tragjedinë më të arrirë shqiptare.

Kjo është tragjedia e dytë e që i dedikohet Pirros së Epirit, njëra e shkruar nga Mihal Grameno, por sigurisht nuk ka këtë penë kaq të artë sa e Het’hem Haxhiademit. Është një vepër fenomenale”, u shpreh regjisori Ilir Lluri.

Djali i autorit Haxhiademi tha se emocionet ishin te papërshkrueshme.

“Sikur babai të ishte gjallë do t’i vinte mirë që në qytetin e Gjirokastrës, ku ai kaloi vitet më të bukura të rinisë, po këtu po e përkutojnë”, tha djali i tij.

Drejtuesi i teatrit Kudret Alikaj, njëkohësisht aktor i tragjedisë thotë se “Pirro” pret të shfaqet në rrënojat e qytetit antik të Antigonesë që Pirro ndërtoi për nder të gruas se tij Antigonës, por do të jetë gjithashtu një vepër që do të konkurrojë në Festivalin Kombëtar të Teatrit.

“Pirro” u çmua nga kritika në premierën e tij si vepra më e arrirë e vënë në skenën e teatrit të Gjirokastrës prej dekadash. Skenografia, kompozimi muzikor dhe ndriçimi i dhanë përmasë tronditëse skenës së tragjedisë “Pirro”.

Top Channel