Nevina Shtylla në “Pop Culture”, marrëdhënia me të dashurin, kolegët dhe karriera…

23/06/2018 16:42

Ajo është shpallur “Miss” Shqipëria në vitin 2010, ndërsa që pas asaj periudhe është futur në botën e televizionit dhe atë të aktrimit.

Është fjala për brunen bukuroshe Nevina Shtylla, e cila këtë të shtunë ishte e ftuar në “Pop Culture” në Top Channel.

Nevina foli për karrierën e saj, marrëdhënien me të dashurin, por edhe me kolegët në punën.

Sa i përket Eva Muratit, edhe ajo përveçse pjesë e televizionit është dhe aktore, Nevina tregon se ka pasur marrëdhënie të mira kur morën pjesë në një film, por vetëm kaq, thotë ajo. Portalet kanë shkruar se mes vajzave ka pasur edhe një zënkë, por këtë Nevina e hedh poshtë duke thënë se nuk është e vërtetë. “Unë kisha rolin kryesor në film, por nuk ja mora unë. Mua ma dhanë atë”, thotë Nevina.

Nevina Shtylla foli edhe për xhelozinë mes femrave, duke thënë se ekziston, por ajo tregon se deri tani nuk i ka prishur punë. “Ka xhelozi, ndoshta jo e shprehur, por ka. Por kjo nuk më ka prishur punë. Mua për një projekt që nuk e kam marrë nuk ma ka fajin prezantuesja e projektit, por ndoshta ka qenë faji im ose produksioni ka bërë një zgjedhje tjetër. Problemi më parë duhet parë te vetja, para se te të tjerët”, thotë Nevina.

A është Nevina hakmarrëse? “Jam pak. Jam pak inatçie, në pjesën kur mund të ndodhin padrejtësi. Por mundohem ta gjej gjithmonë inatin te vetja, pasi në të kundërt nuk do të më ndihmojë”.

Nëse do të zgjidhje mes Arjan Çanit, apo Blendi Fevziut për të prezantuar një format?
“Blendi Fevziu është i një tjetër niveli, përfshirë edhe tema që duan shumë njohuri. Çani ka një format që është më i lehtë dhe më i këndshëm dhe ndoshta mund ta gjeja një hapësirë aty. Ai është pak më sportiv”.

Lidhja me të dashurin
“Kemi një diferencë me të dashurin. Nuk do të përputhesha me një partner me të njëjtën moshë. Nuk është xheloz, nëse nuk do të ishte nuk do të ishim bashkë kaq gjatë. Jemi larg vendosjes së unazave. Jemi mirë me njëri-tjetrin dhe kaq, nuk është unaza ajo që i vë kapakun”, tregon Nevina.

FOTO GALERI
11/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA