Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme nga “Rusi 2018”.

SERBIA ANKIMON PËR PENALLTI TË MOHUAR

Serbia ka dërguar zyrtarisht ankimimin në FIFA për arbitrin Brych për një penallti të pa dhënë dhe futbollistët Xhaka e Shaqiri për simbolet që bënë, përfshi flamurin kosovar në këpucët e Shaqirit.

LICHTSTEINER: “PROVOKIM XHAKA E SHAQIRI? MIRË BËNË”

Lichsteiner i del në mbrojtje lojtarëve të Zvicrës me origjinë shqiptare përsa i takon simbolit të shqiponjës. Mirë bënë tha ai për mediat. Serbët po na provokonin prej ditësh.

MARADONA KUNDËR SAMPAOLIT

Diego Armando Maradona ka sulmuar trajnerin Sampaoli, duke thënë që nën drejtimin e tij skuadra nuk ka asnjë zgjidhje. Ndërkohë portieri Kavajero ka humbur vendin në formacion

KADYROV: SALAH QYTETAR NDERI I ÇEÇENISË

Lideri çeçen Ramzan Kadyrov ka shpallur si qytetar nderi të Republikës së Çeçenisë sulmuesin e Egjiptit Mohamed Salah, duke e cilësuar një futbollist të jashtëzakonshëm

CAPELLO: NEYMAR MË GJENIAL SE RONALDO

Fabio Capello mendon se Neymar është një lojtar më gjenial se Ronaldo por që në këto ndeshje nuk e ka treguar të gjithë talentin e tij. Por më tej shton se është simulator që rrëzohet kollaj në tokë.

Top Channel