Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme nga “Rusi 2018”.

ËSHTË RADHA E GJERMANISË DHE BELGJIKĒS

Dita e dhjetë e Botërorit do të shikojë të zbresin në fushë sërish kampionet e Botës ne fuqi, Gjermania që do përballet me Suedinë. Më herët luhen Belgjikë-Tunizi dhe Kore e Jugut-Meksikë

SHAQIRI FUTBOLLISTI I NDESHJES

Zvicra është e para skuadër në këtë Botëror që pasi është ndëshkuar me gola ka përmbysur ndeshjen duke fituar. Ndërkohë pas kësaj ndeshjeje Xherdan Shaqiri është shpallur futbollisti i ndeshjes

SERBËT, ANKESË NË FIFA PËR PROVOKACION

Festimi pas golave të shënuar ka Xhaka dhe Shaqiri në ndeshjen me Serbinë ka acaruar federatën serbe që i ka është drejtuar FIFA-s të merren masa disiplinore për provokim politik

ISLANDA: E KEMI MUNDUAR MË PARË KROACINË

Humbja me Nigerinë ka komplikuar Botërorin për Islandën, por për trajnerin Hallgrimsson gjithçka është ende e hapur: E kemi mundur edhe më parë Kroacinë

TITE: BRAZILI NUK DUHET TË VARET NGA NEYMAR

Fitorja me Kosta Rikën ka kthyer buzëqeshjen te Brazili, por trajneri Tite ka një mesazh për Neymar: loja e tij është në rritje, por Brazili është një skuadër dhe nuk duhet të varet vetëm prej tij

Top Channel