I dënuar në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet në Tiranë 47-vjeçari

23/06/2018 08:50
Foto ilustruese

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

Sipas burimeve zyrtare ai është dënuar për veprimtari në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”.

“Specialistët për hetimin e trafikut të paligjshëm, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: Marko Hidri, 47 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Italisë me 4 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit. Zyra e Interpol Tirana po kryen veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, njofton policia e Tiranës.

Top Channel