Gjermania iu afrua shumë eliminimit të bujshëm që në fazën e grupeve të Botërorit, një tragjedi futbollistike për vendin që mban titullin dhe që ishte deri para pak ditësh favoriti kryesor për fronin global.

Por kampionët në fuqi të botës finalizuan një përmbysje spektakolare në sekondat e fundit të shtesës, duke mundur 2-1 Suedinë dhe duke mbetur në lojë për kualifikimin, që tani mund ta festojnë ndaj Koresë së Jugut.

44 mijë e 287 mijë bileta të shitura në stadiumin e Soçit për një përballje që dhuroi emocione që në fillim. Panxerat tentuan të shënonin me Draksler dhe Verner por humbën kohën përballë portës së Olsen. Suedia u ruajt në prapavijë por në kundërsulmin e parë të vërtetë shënoi me Toivonen, i aftë për të shfrytëzuar pasigurinë e prapavijës së kampionëve. Markus Berg kishte shansin të çonte shifrat në 2-0 për Suedinë por Manuel Nojer i mohoi nordikëve një gol me peshë pak para pushimit.

Rinisja e lojës ishte elektrizuese për gjermanët që barazuan me Marko Rojs brenda zonës, sinjal që vendosi disi në panik mbrojtjen e Suedisë. por aksionet individuale të Myler, Rojs dhe Jonas Hektor nuk sollën asgjë.

Në fundin e sfidës Boateng mori kartonin e dytë të verdhë duke lënë ekipin në inferioritet numerik. Por kjo nuk e ndali vrullin e gjermanëve. Këtë e bëri portieri Olsen me ndërhyrje spektakolare. Edhe kur mbrojtësi ekstrem i Suedisë ishte totalisht i mundur, shtylla mendoi për të dëshpëruar gjermanët në goditjen e Julian Brand.

Suedia ruajti me fanatizëm kuadratin deri në sekondat finale. Në minutën e 95 Gjermania ishte me një këmbë jashtë turneut, deri në goditjen fantastike të Toni kros që i dha 3 pikë “in ekstremis” dhe vendin e dytë në renditje.

Kampionët do të duhet të fitojnë ndaj Koresë së Jugut, për tu kualifikuar ndërsa Suedia luan shanset minimale me Meksikën në një fund hipotetik të grupit ku mund të jenë 3 ekipe me nga 6 pikë secili.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA