Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu njoftoi se autoritetet kanë arrestuar 14 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik, të cilët po përgatisnin një sulm gjatë zgjedhjeve që zhvillohen në vend, në fundjavë.
Sipas agjencisë, 14 shtetasit e huaj u arrestuan të premten në mëngjes, gjatë bastisjeve të njëkohshme në banesat e tyre në Ankara.
Ende nuk është bërë e ditur se çfarë materialesh konfiskoi policia gjatë këtij operacioni.
Turqit votojnë të dielën për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, të cilat pritet të prodhojnë një sistem presidencial të fuqishëm.
Gjatë viteve të fundit Shteti Islamik ka kryer një numër sulmesh në Turqi, mes tyre masakrën gjatë natës së viti të ri në 2017-n, në një klub nate në Stamboll, ku u vranë 39 persona.
Top Channel