Tirana përmbytet nga reshjet e stuhishme
22/06/2018 14:58
Pas një rrebeshi disa minuta të gjatë, rrugët e Tiranës janë përmbytur nga uji.
Reshjet pushtuan vetëm një pjesë të kryeqytetit, duke krijuar një situatë të rënduar veçanërisht në zonën jugore dhe juglindore.
Rrugët u kthyen në lumenj të vërtetë, ndërsa është përmbytur edhe bulevardi kryesor i Tiranës.
Sasitë e mëdha të shiut janë bërë të papërballueshme për kanalizimet, të cilat, siç duket edhe nga pamjet, në vend që të tërheqin ujërat, po e shkarkojnë atë në rrugë.
Top Channel