Mercedes dhe Lewis Hamilton kanë dominuar sesionin e parë dhe të dytë të provave të lira në Çmimin e Madh të Francës, zhvilluar në pistën Paul Ricard.

Kampioni i Botës kërkon revanshin pas dështimit në Kanada dhe paraqitja e tij ishte mbresëlënëse, në të dyja sesionet, në një pistë ku pati shumë probleme. Në sesionin e parë britaniku e ndali kohën në 1.32.231, ndërsa në të dytën nuk zbriti nën 1.32.539. Në sesionin e parë kohën më të mirë pas Hamilton e vendosi Ricciardo, ndërsa në të dytën ishte Bottas, por me një diferencë prej 7 të dhjetash. Finlandezi pati probleme dhe e mbylli përpara kohe sesionin e dytë.

Ferrari në të dyja sesionet nuk arriti të ngjitej më shumë se vendi i katërt dhe i pestë , përkatësisht me Raikkonen dhe Vettel.

Për t’u veçuar në sesionin e dytë është një ndëprerje prej 45 minutash, kur njëvendëshes Force India të Sergio Perez ju shkëput goma e pasme dhe fluturoi në pistë. Shefi i garës sinjalizoi flamurin e kuq, duke ndërprerë provat.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA