Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme nga “Rusi 2018”.

DITA E BRAZILIT DHE NEYMAR
Botërori sjell në skenë të tjera ndeshje të rëndësishme që fillojnë me përballjen mes Brazilit dhe Kosta Rikës, Islanda luan ndaj Nigerisë, ndërsa në mbrëmje është sfida e nxehtë Serbi-Zvicër

TIFOZËT SULMOJNË SAMPAOLIN
Tifozët argjentinas mendojnë se arkitekti i dështimit të Argjentinës është vetëm Sampaoli. Gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes ai është sharë, pështyrë, madje dhe goditur me shishe uji

KËRCËNIM ME JETË PËR MBROJTËSIN
Një tjetër kërcënim me jetë për futbollistët Kolumbianë, siç ndodhi me Eskobar. Në qendër të kërcënimeve është mesfushori Carlos Sanchez, për kartonin e kuq që mori në minutën e 3 ndaj Japonisë

ARBITRI NUK KA KËRKUAR FANELË E RONALDOS
FIFA në një njoftim zyrtar ka bërë me dije se arbitri amerikan Geiger nuk i ka kërkuar fanelën pas ndeshjes Ronaldos, siç ekuzoi nje dite më parë marokeni Amrabat

INDINJATA PËR GAZETAREN KOLUMBIANE
Gjermania është e indinjuar për sulmin që pati gazetarja e Deutche Welle, kolumbiania Julieth Theran Gonzalez, e cila u puth dhe i prek nga një tifoz, teksa raportonte live.

Top Channel