Fëmijët gjejnë prindërit. Shtëpia e Bardhë: 500 nga 2.300 janë ribashkuar

22/06/2018 11:55

Rreth 500 fëmijë, nga më shumë se 2.300 të mitur të ndarë nga familjet në kufirin me Meksikën, janë bashkuar me të afërmit që prej muajit maj, thotë Shtëpia e Bardhë.

Megjithatë, nuk është e qartë sesa prej tyre vazhdojnë të mbeten të ndaluar me gjithë familjarët.

Deri më tani, administrata “Trump” nuk e kishte saktësuar sesa fëmijë ishin bashkuar në fund me njerëzit e tyre të dashur. Shumë prindër vazhdojnë të këmbëngulin se nuk e dinë ku ua kanë çuar fëmijët, e po luftojnë për të marrë përgjigje.

Disa nëna madje edhe janë deportuar pa të vegjlit e tyre. Rezultatet e politikës së tolerancës zero, që po ndjek në kufi qeveria e Trumpit, kanë sjellë reagime të ashpra si brenda SHBA-ve, ashtu edhe jashtë saj, gjë që e shtyu presidentin që më në fund të dorëzohej e të firmoste urdhrin për ribashkim familjar.

Një ditë më parë, Melania Trump vizitoi qendrën e të miturve në Teksas, një zhvillim ky që u pasqyrua gjerësisht në mediet ndërkombëtare.

Një pjesë, sidoqoftë, e lanë mënjanë atë që ishte rëndësia kryesore e këtij lajmi dhe u fokusuan te shkrimi në pjesën e pasme të pardesysë që ajo mbante veshur: Mua nuk më bëhet vonë, po juve?

Të enjten, Dhoma e Përfaqësuesve hodhi poshtë me 193 vota kundër dhe 31 pro, një nga dy projektligjet e emigracionit, për të cilin Trump u tha gazetarëve se ai është “i gatshëm dhe i aftë ta nënshkruajë shumë shpejt”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA