Zonja e Parë, vizitë surprizë te fëmijët emigrantë

21/06/2018 22:19

Zonja e Parë, Melania Trump, ka vizituar një qendër ku mbahen të ndaluar emigrantët, në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.

“Jam këtu për të pyetur se çfarë mund të bëj për t’ju ndihmuar”, tha Zonja e Parë, që mbërriti në Teksas për të parë nga afër kushtet në të cilat mbaheshin fëmijët emigrantë, të ndarë nga prindërit, që kanë ndezur polemikat kundër presidentit Donald Trump.

Sipas një njoftimi të shtëpisë së bardhë, qëllimi i vizitës së zonjës së parë ishte të falenderonte forcat e rendit dhe shërbimet sociale për punën e bërë, dhënia e mbështetjes për ta si edhe dëgjimi i mendimeve të ndryshme se si administrata mund të veprojë për të ribashkuar fëmijët me familjet e tyre.

Fati i qindra fëmijëve pa dokumente, të ndarë nga prindërit, mbetet i paqartë, një ditë pasi presidenti Donald Trump vendosi të tërhiqet nga politika e tij e mëparshme. Ai urdhëroi të mërkurën që fëmijët të qëndrojnë me prindërit e tyre, që dërgohen në burg nën akuza kriminale për kalim të paligjshëm kufiri.

Por, sipas ligjit amerikan, fëmijët emigrantë nuk mund të mbahen në burg për më shumë se 20 ditë nga ana e zyrtarëve të emigracionit Të paktën 2300 fëmijë janë ndarë nga prindërit pasi kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme që nga 5 maji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA